
Bylis - Vllaznia nga sezoni i kaluar
Bylis – Vllaznia është ndeshja e parë për ditën e sotme që do të luhet në Superiore. takim që do të startojë në orë 14:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit dhe që do të luhet në “Adush Muça”.
Një përballje shumë interesante dhe mjaft e luftuar pritet mes dy ekipeve. Pavarësisht se shkodranët aktualisht udhëheqin kampionatin me 13 pikë, sërish ballshiotët janë një “koçkë” e fortë për ta.
Nga 4 përballjet e sezonit të kaluar mes skuadrave shihet se si shkodranët ashtu edhe ballshiotët kanë nga 2 fitore. Kjo lë të kuptojmë se ekipet do të “luftojnë dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët.
Poll