Egnatia – Partizani është sfida më e rëndësishme e javës së 7-të të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena” në orën 16:00.
Vihen përballë dy ekipe pretendentë për të fituar titullin kampion dhe në Rrogozhinë do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave. Si rrogozhinasit ashtu edhe “Demat” vijnë në këtë përballje pas barazimeve të javës së kaluar dhe në këtë mënyrë kanë si rrugë të vetme vetëm fitoren.
Për të kuqtë nuk do të jetë shumë e lehtë, pasi Aleksander Veselinovic do të duhet të përballen edhe me mungesa. Kështu ndaj kampionëve nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Paulo Buxhelajt, i cili është i dëmtuar, ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë.