Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sfidojnë kampionët, Brdaric: Ndeshje e shumëpritur, do të bëjmë një ndeshje speciale

Shkruar nga NEWSPORT
Sfidojnë kampionët, Brdaric: Ndeshje e shumëpritur, do të
Thomas Brdaric

Vllaznia do të presë Egnatian në “Loro Boriçi”, sfidë e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00. Një ndeshje e luftuar, ku pritet të jetë mjaft emocionuese, e cila është e vlefshme për javën e 4-të të Superiores.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur Thomas Brdaric. Ky i fundit ka theksuar se kjo është ndeshje shumë e vështirë, por ekipi i tij është gati për 3 pikët.

“Nesër është sfida e shumëpritur me Egnatian, do të shohim se cilët lojtarë do të kemi të gatshëm sepse siç e dini kemi disa lojtarë të dëmtuar, të ndëshkuar me kartona apo dhe disa të tjerë që po kalojnë një gjendje gripale. Pavarësisht kësaj do të mundohemi ta përballojmë këtë kundërshtar në mënyrën më maksimale.

Vërtetë siç e thashë kemi disa mungesa, por nuk është koha të ankohemi. Do të mundohemi të bëjmë formacionin e duhur me lojtarët që kemi në dispozicion. Kuptohet që për mua si trajner nuk është e lehtë të luaj pa lojtarë si Gruda e Kahrimanoviç që janë shumë të rëndësishëm për ne në manovrën sulmuese. Megjithatë, ata që do të luajnë, besoj se po shkojnë në rrugën e duhur dhe me ndihmën edhe të tifozëve besoj se do të bëjmë një paraqitje speciale nesër.

Ndeshja me Egnatian është shumë e rëndësishme për ne sepse do testojmë dhe veten se ku jemi dhe në çfarë pozicioni do të rrimë, pasi siç e dini Egnatia vitet e fundit është ekipi me rezultatet më të mira, por nesër do të bëjmë më të mirën e mundshme për të mos i lënë hapësira kundërshtare dhe për të synuar të marrim më të mirën e mundshme nga ky 90 minutësh”, ka deklaruar Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga