Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana ZYRTARIZON stadiumin ku do të luajë ndaj Egnatias, zbulon edhe çmimet e biletave

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana ZYRTARIZON stadiumin ku do të luajë ndaj Egnatias, zbulon edhe
Tirana - Egnatia

Tirana – Egnatia është në nga sfidat e javës së 21-të të Superiores, duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30. Sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e bardhebluve, ndërsa cilësohet si “jetike” fitorja ndaj kampionëve.

Një lajm i mirë për të gjithë ekipin dhe për tifozët është rikthimi në kryeqytet. Tirana rikthehet të luajë ndeshjet si pritëse në Tiranë dhe Egnatian do ta presë në “Arenën Kombëtare”.

Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 400 lekë në 3000 lekë.

Janë vetë bardheblutë që kanë zyrtarizuar stadiumin, ndërsa kanë zbuluar edhe axhendën e kësaj përballjeje. Kujtojmë e kryeqytetasit ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit dhe pas 20 ndeshjesh kanë arritur të grumbullojnë vetëm 18 pikë.

Tirana ZYRTARIZON stadiumin ku do të luajë ndaj Egnatias, zbulon edhe
 
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga