
Dinamo
Dinamo do të ketë një sfidë mjaft të vështirë ditën e sotme. “blutë” do të sfidojnë në “Elbasan Arena” skuadrën e Egnatias, takim që do të startojë në orën 16:00.
Përballje mjaft delikate për dinamovitët dhe për rrogozhinasit. Të parët tentojnë fitoren për të mbajtur vendin e 4 në klasifikim, pozicion që të çon në “Final – Four”, ndërsa ekipi i Edlir Tetovës dëshiron të blindojë vendin e parë.
Megjthatë te Dinamo do të mbajnë një sy në “Air Albania” dhe në Korçë, pasi përveç fitores që është e domosdoshme ndaj rrogozhinasve, ata dëshirojnë një hap fals të Tiranës ndaj Vllaznisë dhe të Skënderbeut ndaj Laçit.
Poll