Dinamo-Elbasani
Dinamo do të luajë përballë Elbasanit, në kuadër të javës së 12-të, të Superiores. Sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Ndërsa sot klubi i “dinamovitëve” ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Të ndara sipas kategorive, në tribunën V, ku do të jenë miqtë, bileta kushton 500 lekë të reja.
Ndërsa për tribunën E, bileta do të kushtojë 700 lekë të reja. Duke përjashtuar këtu femrat dhe fëmijët nën 16-vjeç të cilët do ta kenë hyrjen falas.
Në zonat Vip dhe tribunat më afër portës, çmimet e biletave variojnë nga 2000 lekë deri në 3000 lekë .
View this post on Instagram
Poll
