
Tirana dhe Egnatia u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e sotme në Rrogozhinë. Lojtari më i mirë i takimit u shpall Ian Soler, i cili doli në prononcim për mediat.
“Unë mendoj që shpëtimtarë ishin të gjithë në ekip jo unë, edhe lojtarët që u futën në pjesën e dytë na ndihmuan. Nuk mund të jemi të kënaqur me një pikë sepse na duhen 3. Kam qenë shumë i nevrikosur me veten, sepse në të kaluarën kam pasur edhe dëmtime më të rënda.
Kur nuk je i disponueshëm të ndihmosh ekipin je shumë i nevrikosur edhe me veten. Me Rafaelin në një kohë shumë të shkurtër kemi krijuar një marrëdhënie shumë të mirë në fushë. Me Smaçin sot patëm një partneritet shumë të mirë. Po e kuptuam se çfarë na kërkon trajneri, ne mund të luajmë shumë mirë në fushë pa asnjë lloj problemi. Të qënurit në këtë situatë, të jem një lojtar lider sigurisht që jam i përgjegjshëm në këtë situatë.
Preferoj që presioni të jetë mbi mua dhe jo tek lojtarët e rinj. Ishte hera e parë në këtë ekip këtë vit, edhe balancimi, por tashmë mund të shohësh atë dhe është shumë më i mirë se në fillim. Me kalimin e kohës që do njihemi, do luftojmë për titull dhe jo për mbijetesë. Por këtë vit vetëm kjo na mbetet.”, u shpreh Soler.