Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Serxho Ujka spikat me Laçin në krye, njihuni me "Top 10" asistuesit e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Serxho Ujka spikat me Laçin në krye, njihuni me "Top 10"
Serxho Ujka

Jo vetëm ata që shënojnë gola, por dhe asistuesit kanë peshë shumë të rëndësishme te rrjeta e gjetura. Pas 30 javëve në Superiore është krijuar një panoramë e lojtarëve që me aftësitë e tyre çojnë ekipet te goli.

Lista e asistuesve kryesohet nga Serxho Ujka. Pasimet e lojtarit të Laçit, kanë dërguar ekipin 9 herë te goli. Me 1 gol më pak është Arinaldo Rrapaj.

Pas tij është Gbolahan i Kukësit, që ka bërë mjaft mirë këtë sezon. 7 asistime që tregojnë se ka bërë dallimin dhe pse verilindorët po kalojnë sezonit më të keq, që pas ngjitjes në Superiore.

Me 6 gola është Sebastjan Spahiu i Egnatias. Më pas 5 asiste numërojnë disa lojtarë të Superiores, që mbushin “Top 10”.

Kështu Hadroji, Smajli, Ndreca, Albion Marku, Zabërgja dhe Yuri Merlin. Bie në sy se 4 të parët janë mbrojtës, që shihen si element kyç në skuadrat e tyre.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga