Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

‘Selman Stërmasi’ për koncerte, ‘Air Albania’ për Kombëtaren, Tiranës i mbyllet edhe ‘Elbasan Arena’

Shkruar nga NEWSPORT
‘Selman Stërmasi’ për koncerte, ‘Air Albania’
Foto ilustruese

Tirana ka një hall të madh në këtë fillim sezoni, një hall që e ka trashëguar në vitet e fundit. Ndeshjet pritëse bardheblutë pritet t’i zhvillojnë sërish jashtë kryeqytetit teksa ‘Air Albania’ është i mbyllur në pritje të ndeshjeve të Kombëtares (7, 10 shtator). Për ‘Selman Stërmasin’ as nuk bëhet fjalë tanimë pasi është marrë me qira nga një kompani koncertesh.

Deri sezonin e fundit Tirana e ‘shtyne’ deri në Elbasan, por tani nuk do të jetë më as kjo mundësi. ‘Elbasan Arena’ tashmë i përket Elbasanit që është rikthyer në elitë, ndërsa aty do të luaj edhe Dinamo. Për ironi të fatit, këto dy skuadrat e fundit përballen me njëra-tjetrën në të njëjtën ditë që luan edhe Tirana me Egnatian.

Të dielën në orën 17:00, Tirana do të shtegtojë në një tjetër qytet fqinj, në Durrës ku do të presë Egnatian në ‘Niko Dovana’ për javën e 3-të të Superiores. Sipas gjasave, deri në përfundimin e ndeshjeve të Kombëtares, ‘Niko Dovana’ dhe ‘Arena Egnatia’ pritet të jenë ‘shtëpitë me qira’ të kryeqytetasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga