Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.
“Nuk dua të justifikohem, por që të mungojnë 5-6 lojtarë të formacionit për më pak se 10 ditë. Duke futur dëmtimin e Maliqit, transfertën e Karambës, Aliji që nuk është rikuperuar akoma. Po të shikoni në pankinë kishim vetëm Ismailin mbrojtës. Të gjithë ishin sulmues, nuk kishim mesfushorë. U bë gabim dorëzimi i topit, ishte njëfarë presioni i Vllaznisë, por kishte hapësira. Nuk u gjendën mbrojtësit e krahut, në pak aksione që numërohen me gishtat e njërës dorë. Alternimi i mesfushës me Gudiabin dhe Qardakun. Në pjesën e parë e humbëm topin dhe shumë energji. Ishte moment jo i joni, në ndeshje direkte me një kundërshtar direkt si Vllaznia.
Ishte pikërisht defekti i pjesës së parë, Qardaku dhe Vila hapeshin. Ata duhet të plotësonin zonat e numrave 8 ose gjysmëhapësirat. Vllaznia luante me 3 stoper. Kjo ishte problematika jonë. Dhe kur topi shkonte te Dejvi ose Nani, që merrnin gjerësinë. Vllaznia mbrohej me pesë, me Jagon dhe Kastratin, nuk kishim lojtarë për të ndryshuar krahun e lojës. Ky ishte problemi më i madh. Dhe në pjesën e parë dorëzonim topin shpejt, shpërndarja nuk ishte e duhura.
Kur drejton një ekip si Dinamo, objektivat janë maksimale. Me gjithë mend që Meksi dhe Loran kanë bërë goxha mirë në edicionin e kaluar, por performance e Maliqit dhe Nezirit kanë qenë në një nivel dhe më të lartë. Pak mundësi ke që të bësh rotacione. Kanë pasur një formë goxha të mirë. Lojtarët i marrin vetë minutat e lojës. Në momentin që. Ndoshta dhe rotacioni do ishte më i shpeshtë. Kur kanë performuar mirë, edhe minutazhi i tyre ka qenë i limituar. Në këtë kampionat kemi rikuperuar goxha me prezencën e Maliqit dhe Nezirit. Aktivizimi i pakët ka qenë edhe performanca e këtyre që përmenda unë. Për këtë nuk mund të bënim rotacione në gjysmën e parë të kampionatit.
Në fakt shqetësohem më shumë. Në atë periudhë kemi pasur në pankinë nga të tre repartet. Sot të them të drejtën, ishin 6 sulmues, një mbrojtës krahu Ismaili dhe një tjetër mbrojtës nga ekipi U-19. Problemi i shpërndarjes në reparte nuk na ka ndodhur asnjëherë. Ky problem . Ajo që më shqetëson është boshatisja, sidomos në disa pozicione. Nuk besoj që kthehet njeri në ndeshjen e radhës sepse edhe Neziri dhe Qefalija duan të paktën mbi 10 ditë terapi dhe stërvitje individiuale, për t’u bashkuar me grupin. Sot na doli dhe Lorran i dëmtuar, me ndërrim të detyruar.
Kryqëzim gishtash? Ose duhet të gjejmë strategji, ose mënyrë tjetër të luajturi. Më shumë strategji. Akademia? Para epokës së presidentit Bardhi, akademia ka qenë inekzistente pothuajse. Ato lojtarë që kemi tek U-19 ose B, disa lojtarë janë me probleme të letrave, të edukimit sportiv. Për momentin kemi pak mundësi, por që nuk e shmangim që mund të afrohen në këtë situatë emergjente që jemi”, u shpreh Ilir Daja.
