Mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” do të jetë vëmendja e të gjithë tifozëve shqiptarë, teksa sfidohen mes tyre Vllaznia – Partizani. Duel që do të startojë në orën 19:30 dhe merr vëmendjen kryesore të sportdashësve.
Por dita e sotme është një ditë feste te skuadra kryeqytetase dhe tek ajo shkodrane. Kjo pasi dy nga lojtarët që pritet të jenë protagonistë në fushën e lojës festojnë ditëlindjen.
Kështu Salio Sembene dhe Ardit Deliu festojnë ditën e sotme ditëlindjet. Futbollisti i kryeqytetasve mbush 23 vjeç, ndërsa lojtari i kuqebluve bën 27-vjeç.
Sigurisht që dhurata më e bukur për ta do të ishte fitorja, ndaj ekipet do të luftojnë në fushën e lojës për të arritur te 3 pikët.
Poll