Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rrugëtimi i Orges Shehit me Partizanin, vetëm dështime në 7 muaj

Shkruar nga NEWSPORT
Rrugëtimi i Orges Shehit me Partizanin, vetëm dështime në 7
Orges Shehi

Orges Shehi u zyrtarizua si trajner i Partizanit në fundin e vitit të kaluar. Kontrata e firmosur për 2 vite e gjysmë tregoi besimin që drejtuesit i dhanë te klubi i kuq.

Aventura e tij deri tani me 17 herë kampionët rezulton të jetë dështim. Kjo pasi asnjë trofe nuk u fitua, ndërsa objektivi për kalimin e 2 tureve në Europë po ashtu nuk u kompletua.

Fillimisht ishte eleminimi i hidhur në Kupën e Shqipërisë nga Kukësi, që trazoi ujërat te Partizani. Verilindorët që ranë nga kategoria, surprizuan nënkampionët duke i përmbysur rezultatin në stadiumin “Arena e Demave”.

Më afër shkoi te objektivi Shehi në kampionat. Vetëm finalja e humbur ndaj Egnatias 0-1 i mohoi trofeun trajnerin durrsak.

Në Europë është një eksperiencë për t’u harruar. Pikërisht në turin e dytë, kur kundërshtarët e Iberias ishin më pak favoritë, surprizuan Partizanin.

Kampionati është pranë fillimit. 7 muaj me Shehin në krye mund të konsiderohen dështim, nëse mendon objektivat e vendosur. Tashmë mbetet për t’u parë si do nisë kampionati i sezonit 2024/25.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga