
Liridon Latifi bën me “dhimbje koke” stafin e Tiranës. Lojtari ishte mungesa e madhe në sfidën me Kukësin, i cili për shkak dëmtimi nuk ia doli të ishte i gatshëm për bardheblutë.
Sipas informacionie të dhëna nga stafi mjekësor i kryeqytetasve, bëhet me dije se 30-vjeçari ka shkuar në Maqedoni të Veriut për t’u riaftësuar. Latifi u dëmtua në sfidën me Skënderbeun, dëmtim që tashmë i rrezikon derbin e kryeqytetit me Partizanin.
E sigurtë është q ëish-lojtari i Vllaznia humbet duelin me Erzenin, por 30-vjeçari do të jetë në luftë me kohën për t’u riaftësuar për duelin me rivalët e kryeqytetit, Partizanin. Kujtojmë se përballja me të kuqtë është programuar të luhet më 28 prill në orën 19:00 në “Air Albania”.