
Lushnja si asnjëherë më parë do të presë Klasiken e Shqipërisë. Tirana dhe Vllaznia do të sfidohen mes tyre në “Roza Haxhiu” ditën e nesërme në orën 14:00.
Një duel shumë i rëndësishëm dhe mjaft emocionues për tifozët, të cilët pritet të mbështesin ekipet e tyre edhe nga shkallët e stadiumit. Zhvillimi i kësaj përballjeje në Lushnje sigurisht ka gëzuar edhe vendasit, pasi pas disa vitesh mungesë në Superiore më në fund do të kenë mundësinë të shikojnë një nga sfidat më me histori në futbollin shqiptar.
Pak aromë Superioreje për lushnjarët, të cilët pritet që të jenë të shumtë edhe në numër në shkallët e stadiumit për të përjetuar emocionet e kësaj përballjeje.
“Nesër në Lushnje luhet 1 nga sfidat më të mëdha të kampionatit shqiptar.
Pak Superligë edhe për tifozat lushnjarë që pritet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit. Java 11
Abbisnet Superiore
14:00
Tirana – Vllaznia.
Pasnesër në Vlorë
Kategoria Parë
Java 10
14:00
Flamurtari - Lushnja ?-?”, shkruhet në postimin e Lushnjes.