Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ringritja e Kristal Abazajt lë në ‘hije’ edhe Balajn, që prej dhjetorit askush më i mirë se ai

Shkruar nga NEWSPORT
Ringritja e Kristal Abazajt lë në ‘hije’ edhe Balajn,
Kristal Abazaj

Kristal Abazaj duket se ka gjetur formën e tij më të mirë. Sulmuesi i Tiranës është i vetmi që bën diferencën dhe repartin ofensiv të bardhebluve. Janë luajtur 32 javë kampionati dhe Tirana ka sulmin më të mirë me 52 gola. Një peshë të rëndësishme për këtë ka edhe Abazaj.

Sulmuesi e nisi sezonin me shumë vështirësi duke regjistruar 1 asist në 15 ndeshjet e para, por në 17 ndeshjet e rradhës është një Abazaj totalisht ndryshe. 27-vjeçari është kthyer në lojtarin më produktiv të Superiores duke shënuar 9 gola e 3 asiste që nga java e 16-të, askush më mirë se ai, madje duke lënë pas edhe Bekim Balajn i cili ka vetëm 9 gola dhe asnjë asist.

Një formë fantastike e lojtarit që të kujton ‘Abazajn e vjetër’ dhe falë tij, Tirana është ende në garë për Final Four. Ndeshja e rradhës është derbi ndaj Partizanit dhe Abazaj do të udhëheqë sërish sulmin e bardhebluve. Të kuqtë janë skuadra e vetme ndaj të cilës ai nuk ka arritur të jetë protagonist me asist apo gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga