Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Rikthime, mungesa dhe dyshime, Mehmeti kërkon rikthimin te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthime, mungesa dhe dyshime, Mehmeti kërkon rikthimin te fitorja
Dinamo

Dinamos pas humbjes me Partizanin në derbi ka kthyer fokusin te sfida me Laçin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Elbasan Arena’. Përballje shumë e rëndësishme për “Blutë” që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë pjesë e “Final – Four”.

Ndaj kurbinasve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bardhezinjtë e Armadno Cungu kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe tashmë janë një skuadër e rrezikshme për çdo kundërshtarë. Mungesat nuk do t’i ndahen Dritan Mehmetit as në këtë përballje.

Për arsye kartonësh do të mungojë mesfushori Guadiaby, i cili ndaj Partizani mori të kuq. Ndërkohë nga ana tjetër lajm i mirë do të jetë rikthimi nga pezullimi i Stiven Janku. Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

Por pezull formacionin e mban sulmuesi Ardit tahiri. Ky i fundit gjatë stërvitjes së ditës së djeshme ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jetë gati për duelin e së shtunës apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga