
Arsen Lleshi
Arsen Lleshi është rikthyer në stërvitje. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimin që e mbajti gjatë jashtë fushave dhe ditën e sotme u është bashkuar verdhebluve në seancën e radhës stërvitore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi i Elbasanit me anë të një video të publikuar në rrjtet sociale. Gjithashtu klubi verdheblu shkruan: “Shikoni kush po i kthehet fushave”.
Kujtojmë se 25-vjeçari bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas, në aq mundësi sa iu dhanë. Në 15 paraqitj mes Superiores dhe Kupës, Lleshi ia doli të shënonte 8 gola dhe të asistonte në 1 tjetër.
View this post on Instagram
Poll