
Partizani pas 2 ditësh pushime është rikthyer në fushë për të nisur kështu përgatitjet për duelin e radhës. “Demat” do të udhëtojnë në Shkodër për të sfiduar Vllazninë në kuadër të javës së 3-të të Superiore, përballje që është programuar të zhvillohet me 13 shtator.
Për Mladen Milinkovic nuk ka kohë për të humbur, me serbin që po zhvillon stërvitje intensive me skuadrën në mënyrë që ekipi të mbajë formën e duhur. Për Milinkovic ka lajme shumë të mira.
Një rikthim i madh për të kuqtë është i i Gjergji Kotes. 21-vjeçari është rikuperuar, duke lënë kështu prapa krahëve dëmtimin. Kote ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit dhe ndaj shkodranëve pritet të marrë disa minuta.
Rikthimi i tij sigurisht që gëzon Milinkovic, i cili ndaj kuqebluve do të ketë një “armë” më shumë për të hedhur në fushën e lojës.