
Elbasani – Vora është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 7-të të Superiores. Takim që do të startojë në orën 17:00 dhe që zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Një përballje interesante mes ekipeve, të cilët 2 sezone më parë sfidoheshin në Kategorinë e Parë, ndërsa sot do të duelojnë mes tyre për 3 pikët e elitës. Kjo e sotmë do të jetë hera e 4-të që përballen mes tyre.
Në 3 duelet e të kaluarës që janë luajtur për llogaritë e Kategorisë së Parë, janë fituar 2 nga Elbasani dhe përballja tjetër ka përfunduar në barazim. Statistika këto që tregojnë se verdheblutë janë më dominues në përballjet mes tyre, ndërsa ekipi i Arian Bellait do të synojë të ndryshojë “rrjedhën” e statistikave ditën e sotme.