Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Ribashkohen pas 12 vitesh, ish-i i Kombëtares vihet nën urdhrat e Skënder Gegës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ribashkohen pas 12 vitesh, ish-i i Kombëtares vihet nën
Herolind Shala

Një lajm i bujshëm vjen nga skuadra e Partizanit. Herolind Shala është vënë nën urdhrat e Skënder Gegës.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se ish-in i Kombëtares ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës së Partizanit. Një lëvizje surprizë, e cila mbetet të konfirmohet në ditët e ardhshme.

Gega siç dihet ka punuar me Shalën në të kaluarën, pasi ka qenë pikërisht tropojani që e e ftoi për herë të parë të vishte fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Tashmë pas 12 vitesh ribashkohen, këtë herë te Partizani.

Kujtojmë se 33-vjeçari aktualisht është pa një ekip që prej janarit të këtij viti.

Futbollisti ka një karrierë relativisht të mirë, teksa ka luajtur në të kaluarën në Turqi, Çeki dhe Norvegji. Në Shqipëri për të do të jetë hera e parë që vesh fanellën e një skuadre shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga