Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shehi paralajmëron rrotacion: Lojtarët e stolit janë deçiziv

Shkruar nga NEWSPORT
Shehi paralajmëron rrotacion: Lojtarët e stolit janë
Orges Shehi

Partizani do të udhëtojë në Kukës për të zhvilluar javën e parafundit të Superiores. “Demat” do të sfidojnë Kukësin në “Kukës Arena”, me sfidën që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00.

Kryeqytetasit kanë arritur të marrin 3 fitore rresht në kampionat dhe ndaj verilindorëve që janë të rënë në Kategorinë e Parë tentojnë një tjetër 3 pikësh për të vazhduar me rezultatet pozitive, por edhe për të tentuar vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp Orges Shehi zbuloi se nesër do të vuajë mungesën e Taipit dhe Carës, të cilët kanë probleme fizike dhe nuk do të mund të japin kontributin e tyre. Pavarësisht renditjes sipas durrsakut Kukësi mbetet një kundërshtar që meriton vlerësim maksimal.

Gjendja e skuadrës në prag të përballjes me Kukësin –
Vazhdojmë të jemi edhe nesër pa Taipin dhe Carën sepse do të marrin kohën e vet për tu rikuperuar, pjesa tjetër është e gatshme për nesër. Mehmeti edhe dje ka zhvilluar stërvitjen. Ismaili ka një problem jo shqetësues, nuk kemi shqetësim për të.

Kalendari ju favorizon në javët e fundit –
O.Shehi: Nuk mendoj që në kampionat ka favorizime. Gjatë kampionatit mund të përballeshim me skuadra që janë lart në renditje, por skuadrat që duken të lehta në letër mund të jenë të vështira në fushë, kështu që kërkojnë vlerësim për 4 ditë mbyllet kampionati pra 36 javë të luajtura dhe të kërkojmë maksimumin.

Si e shihni Kukësin si kundërshtar –
Nuk e shoh Kukësin nga renditja, ka elementë dhe ka vlerësimin tonë maksimal nesër pasi na kanë eliminuar nga Kupa. E kemi vlerësuar dhe në fund fare Kukësi vlen 3 pikë, llogaritë bëhen në fund dhe të jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin tonë. Është një skuadër që është në finalen e Kupës, nuk duhet ta ulim dozën e karikimit se ndryshe do të kemi shumë problem.

Përqëndrimi te “Final 4”
Unë mendoj që nuk duhet të fokusohemi se çfarë do të na rezervojë shorti i “Final 4″ , duke qenë se ndeshjet luhen çdo 3 ditë dhe është fundi i kampionatit kur të gjithë lojtarët kanë patur ngarkesë. Të mos harrojmë që lojtarët e Partizanit kanë patur një tur të gjatë në europë duke shkuar deri në play-off, pra kanë shumë ndeshje në këmbë.

Duke qenë se është fundi i kampionatit sigurisht mund të ketë ndonjë element që mund të pushojë dhe ta nisi një tjetër që ka më pak minuta, por këto ndryshime mund të jenë me pikatore sepse kërkojmë që të kemi një kontigjent të gatshëm me minuta në këmbë për ndeshjen e ardhshme që është Erzeni. Me 17 apo me 19 maj kur ta përcaktoj shorti atëhere do të bëjmë llogari të tjera.

3 fitore radhazi në kampionat. Skuadra ka vend për përmirësim –
Unë mendoj që nuk ka skuadër që të jetë perfekte apo mos përmirësohet. Sigurisht që ka element që duam ti përmirësojmë. Ka qenë një periudhë edhe pse me shumë dëmtime lojtarët i kemi pasur të gatshëm.

Mensah –
Për mua lojtarët më të rëndësishëm janë ata që e nisin nga stoli, sepse kanë mundësi të shohin situatat dhe duke hyrë në fushë nëse ata kanë impenjimin e duhur rastis si Mensah apo ndonjë tjetër futet dhe është deçizivë për skuadrën. Për mua këta janë më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli jo nga fillimi.

Skuka –
Eshtë një strategji sportive, për të shpërndarë minutat . Zgjedhjet bëhen në bazë të karakteristikave të kundërshtarëve. Unë e kam deklaruar edhe më parë Skuka ka ardhur këtu për të na ndihmuar ne, ndërsa ne do ta ndihmojmë atë për të arritur gjendjen e tij fizike pasi nuk erdhi në gjendjen e tij optimale. Tani për sa minuta është në fushë Skuka është për të ndihmuar skuadrën në këtë pikë kyçe të sezonit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga