Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Vllaznia siguron matematikisht “Final – Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vllaznia siguron matematikisht “Final – Four”,
Kategoria Superiore

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur javën e 34-të të kampionatit. Duele këtë shumë të rëndësishme, ku disa skuadra ia dolën të marrin pikë jetike për objektivat e tyre.

Partizani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Egnatian me rezultatin minimal 1-0, teksa Vllaznia triumfoi në “Loro Boriçi”, duke mundur Dinamo City-n me rezultatin e thellë 3-0. Pas kësja fitoreje shkodranët sigurojnë matematikisht edhe “Final – Four”.

AF Elbasani regjistroi një tjetër fitore, pasi mposhti Bylisin në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Vijon gara e fortë për vendin e katërt mes Partizanit dhe AF Elbasanit, me të kuqtë që aktualisht mbajnë këtë pozicion me një pikë më shumë.

Në “Niko Dovana”, Teuta fitoi ndaj Laçit me rezultatin minimal 1-0, ndërsa në Korçë, takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1. Garë e fortë po zhvillohet edhe për mbijetesën, ku vendin e 6-të nga vendi i fundit i ndajnë vetëm 6 pikë, ku kanë mbetur edhe 2 sfida drejt fundit.

Teuta ka shkuar në kuotën e 38 pikëve, Skënderbeu i ndjek me 1 pikë mëpas, teksa me 36 pikë ndodhen Tirana e Bylisi. Ndërkohë mbyll klasifikimin Laçi me 33 pikë.

RENDITJA/ Vllaznia siguron matematikisht “Final – Four”,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga