Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA PROVIZORE/ Egnatia dhe Vllaznia vazhdojnë të qeta, Tirana “nën gjemba”

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA PROVIZORE/ Egnatia dhe Vllaznia vazhdojnë të qeta, Tirana
Egnatia - Tirana

Ditën e sotme janë zhvilluar dy takimet e para të javës së 30-të të Superiores. Egnatia dhe Tirana janë ndalur në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme në “Arena Egnatia”.

Rrogozhinasit kaluan në avantazh me Sotën, por Soler barazoi shifrat duke i dhënë një pikë ekipit bardheblu. Tirana pozicionohet provizorisht në vendin e 7-të të kampionatit me 31 pikë, por duhet të presë rezultatet që do të marrin Bylisi dhe Teuta nesër për të siguruar vendin momental.

Egnatia nga ana tjetër kryeson renditjen me 4 pikë më shumë se Dinamo që do të dalë në fushë nesër.

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë në Shkodër sot me shifrat 2-1. Saleh Nasr ishte protagonist me dopietë, ndërsa për kuqeblutë shënoi Qato. Ekipi korçar është ngjitur në vendin e parafundit me 30 pikë duke lënë poshtë Teutën me një pikë që luan nesër. Ndërsa Vllaznia e qetë ndodhet në vendin e tretë me 50 pikë, shtatë pikë përpara Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga