
Takimi Dinamo – Erzeni ishte i fundit për javën e 31-të të Superiores, sfidë që përfundoi me fitoren 2-0 të “Bluve”. Skuadra e Dritan Mehmetit nuk fal ndaj shijakasve dhe në këtë mënyrë i rimerr Tiranës vendin e 4-të në tabelën e Klasifikimit.
Nga krhau tjetër ekipi i Alfred Deliallisit mbetet në vendin e parafundit me 31 pikë, 6 pikë më pak se Teuta e vendit të 8-të dhe 7 pikë më pak se Laçi i vendit të 7-të.
Partizani ndalet sërish dhe ko është ndeshja e 4-të rresht për demat që nuk ia dalin të sigurojnë 3 pikët. Pas humbjes me Egnatian tashmë tqë kuqtë rrezikojnë shumë në renditje, pasi ndodhen në vendin e 3-të me 2 pikë më shumë se Dinamo. Ndërkohë Egnatia pas kësaj fitoreje shkon në kuotën e 57 pikëve, 6 pikë më shumë se Vllaznia.
Pikërisht shkodranet u ndalën nga Laçi. Kurbinasit ia dolën të triumfojnë 1-2 ndaj kuqebluve, të cilët mbeten në vendin e 2-të, ndërsa bardhezinjtë në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë plot 8 pikë.
Tirana nga krahu tjetër “rizgjohet” pas fitores me Kukësin. Bardheblutë triumfojnë 1-0 me gol të Kristal Abazajt në “Air Albania” dhe tashmë ndodhen vetëm 2 pikë pas Dinamos së vendit të 4-të.
Gjithashtu Skënderbeu humbet terren në garën për “Final – Four”. Korçarët u mposhtën 1-0 nga Teuta. Korçaret mbajnë vendin e 6-të me 41 pikë, ndërkohë durrsakët renditen në Play-Out.
