Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Renditja nuk ka rëndësi, fitorja në derbi është tjetër nivel”, Roberto Bordin: Unë punoj për Tiranën, Partizani e ardhmja

Shkruar nga NEWSPORT
“Renditja nuk ka rëndësi, fitorja në derbi është
Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin

Emocionet e derbit sa vijnë e shtohen dhe tashmë jemi vetëm 1 ditë para përballjes më të rëndësishme të sezonit. Partizani dhe Tirana do të sfidohen për herë të parë në këë sezon dhe situata në të cilën ndodhen nuk është aspak pozitive.

Përpara kësaj sfide ka folur Roberto Bordin. Ky i fundit ka theksuar se pavarësisht se ku ndodhen në klasifikim, fitorja në derbi ka tjetër rëndësi. Gjithashtu ka theksuar se ka rikthime të rëndësishme në ekip për duelin me Partizanin.

“Besoj erdhi ora, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, e meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën. Kishim shumë raste në fakt dhe duhet të jemi më konkretë në portë, ishin 3-4 raste decizive dhe sigurisht duhet të përmirësohemi edhe në fazën mbrojtëse sidomos në markime për të mos marrë ato lloj golash.

Kemi rikthim të rëndësishëm kapitenin Dembele, Metën edhe disa lojtarë të tjerë për fat i kemi të gatshëm dhe sigurisht kemi një stërvitje të fundit sot për të vendosur kush do të fillojë, e gjithë skuadra është e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj ndeshje, thjesht po presim momentin për të filluar ndeshjen. Në çdo ndeshje është e  vështirë që të fitosh ose mos të fitosh dhe çdo skuadër futet për të fituar, sidomos ndeshjen në derbi por për situatën që jemi, rëndësi kanë pikët dhe jo si i marrim, thjesht të ngjitemi në renditje.

Duke pasur parasysh emocionet e momentit, është normale që të gjithë duan të luajnë, por janë gjëra që zgjidhen shumë thjesht dhe nuk kemi problem te kjo pjesë.

Përveç golave që kemi marrë, kemi pasur probleme në duelet në lojën në ajër, duhet ta përmirësojmë. Ne gjithmonë i analizojmë ndeshjet dhe të nxjerrim gjëra të mira, të minimizojmë gabimet, por përveç të gjitha e rëndësishme është të marrim pikët. Për fat të keq është moment i vështirë edhe pse bëmë një ndeshje të mirë kundër Dinamos por nëse nuk merr pikë, s’është përgjegjësia ime të mendoj për të tjerët dhe për të merituar një klasifikim më të mirë, duhet të japim edhe më shumë.

Unë punoj për Tiranën dhe jo për vete, jam profesionist. Unë punoj për të ardhmen e skuadrës, që është Partizani e ardhmja, jam shumë i vjetër përsa i përket kësaj sjellje dhe nuk kam probleme”, ka theksuar timonieri i bardhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu