Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

RENDITJA/ Flamurtari “përshëndetet” me Superioren, Partizani jashtë "Final Four"! Verdiktet e mbijetesës të hapura për javën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Flamurtari “përshëndetet” me Superioren,
"Abissnet Superiore"

Është mbyllur java e 35-të e “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën pasditën e sotme në orën 16:00.

Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, duke i nxjerrur përfundimisht të kuqtë nga gara për Final Four. Një fitore minimale, por shumë e rëndësishme, arriti edhe Tirana që mposhti 1-0 Vllazninë në “Selman Stërmasi”.

Në Ballsh, Bylisi mori një fitore me peshë 2-1 ndaj kryesuesve të AF Elbasanit. Ndërkohë, Dinamo City dhe Vora ndanë pikët në një barazim 2-2. Blutë e Dinamos siguruan matematikisht pjesëmarrjen në Final Four.

Në Vlorë, përballja direkte mes Flamurtarit dhe Teutës u mbyll në barazim 1-1.

Pas javës së 35-të, AF Elbasani kryeson me 62 pikë, i ndjekur nga Vllaznia me 60 pikë dhe Egnatia me 57 pikë. Në vendin e katërt renditet Dinamo City me 49 pikë, ndërsa Partizani mbetet në ndjekje me 45 pikë.

RENDITJA/ Flamurtari “përshëndetet” me Superioren,
RENDITJA

 

Poll

Lexo gjithashtu