
Laçi - Bylis
Laçi dhe Bylis do të përballen këtë të shtunë për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në Kurbin, do të startojë në orën 13:30.
Një ndeshje ku ekipet i mbam “larg” njëra-tjetrës vetëm 1 pikë. Bylis ndodhet në vendin e 7-të me 21 pikë, e në krahun tjetër skuadra e kurbinasve me 20 pikë mban vendin e 8-të.
Megjithatë e shkuara favorizon bardhezinjtë. Në 37 ndeshje të zhvilluar mes këtyre dy ekipeve, Laçi ka triumfuar 18 herë, Bylis në 12 ndeshje, e 7 të tjera kanë përfunduar në barazim.
E shkuara flet në favor të kurbinasve, por e tashmja ndryshon shumë. Pritet të shihet nëse favoriti i letrës do të tregojë të njëjtën gjë edhe në fushën e lojës.
Poll