Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Qatip Osmani i faturon fajin lojtarëve: Janë jashtë forme, kemi humbur shpirtin luftarak

Shkruar nga NEWSPORT
Qatip Osmani i faturon fajin lojtarëve: Janë jashtë forme, kemi
Qatip Osmani

Laçi ka fituar 1 me 2 përballë Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Bardhezinjtë ia dolën me përmbysje, pasi kishin humbur 1 me 0 pjesën e parë.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 3 pikë më shumë se Partizani, ndërsa Laçi në atë të shtatë.

Çfarë ndodhi sot? “Çdo humbje nuk është e mirë. Sot lojë e ngadaltë, pa dylyftimet. Shumicën i kemi humbur. Në sulm nuk kishim lëvizje. Kishim 4-5 lojtarë që rrinin në vijë, nuk shkëputeshim prej mbrojtjes së kundërshtarit. Shumë pak raste. Pjesa e dytë e njëjta gjë. Pasi morëm golin u munduam me ndërrime të freskojmë sulmin dhe nuk arritëm, rezultati është ky që është”.

Çfarë mungoi për të shkuar te goli? “Idea ishte krosimet që na vinin të ishin më të rrezikshme, përveç Balajt ta kishim dhe Gomes”.

Çfarë po ndodh me Vllazninë? “Them se pauza, përsa i përket freskisë na erdhi mirë. Ndoshta humbja e formës së disa lojtarëve e bën të veten. Nuk kemi shpejtësinë që patëm në periudhën e rezultateve të mira. Humbëm shpirtin luftarak dhe mentalitetin fitues. Mbeten dhe 5 ndeshje për t’u kthyer atyre rezultateve”.

Mos do jetë vonë? “E përmenda për lojtarët jashtë forme. 1-2 lojtarë dhe bëhet diçka, por kur janë disa lojtarë është problem”.

Po shqetësoheni? “Sigurisht, rezultatet i shihni vetë. Të gjitha ekipet janë në lojë si për mbijetesë dhe kreun e tabelës”.

Ka ndonjë ekip me hap përpara me cilësi? “Ekipet në 4 vendet e para dallohen me cilësi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga