Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”, fokusi te finalet e Euro U-17 “Shqipëri 2025”

Shkruar nga NEWSPORT
Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
Egnatia Arena

Në muajin maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë finalet e Kampionatit Europian U-17. Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, do të organizojë këtë event historik, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet në katër stadiume të përzgjedhura; “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”.

FSHF ka punuar intensivisht gjatë muajve të fundit për t’u siguruar që çdo detaj të jetë gati për këtë kampionat, veçanërisht në infrastrukturën sportive.

Stadiumi “Egnatia Arena” në Rrogozhinë është drejt përfundimit të rikonstruksionit të plotë. Investimet e FSHF përfshijnë; instalimin e një sistemi modern ndriçimi, pajisjen me ekran led perimetral, punime në tribuna dhe vendosjen e stolave të rinj dhe përmirësime të tjera të infrastrukturës së stadiumit.

Stadiumi pritet të plotësojë të gjitha standardet e UEFA-s, duke u bërë gati për të mirëpritur ndeshjet e kampionatit. Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të zhvillohen nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.


 

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
 


 

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
 


 

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
 


 

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
 


 

Punimet drejt përfundimit në stadiumin “Egnatia Arena”,
 


 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga