
Ilir Daja dhe Ardian Bardhi
Dinamo prezantoi ditën e sotme Ilir Dajën si trajnerin më të ri të ekipit. Tekniku 57-vjeçar mbylli aventurën e tij në Kosovë me Ballkanin dhe vendosi që të rikthehej përsëri si dinamovit.
Ajo ç’ka ra në sy gjatë prezantimit të trajnerit, nuk ishte asgjë tjetër përveçse presidentit të Dinamos, Ardian Bardhit. Ky i fundit u shfaq shumë ndryshe nga presidentët e tjerë gjatë prezantimit të një trajneri.
Bardhi mbante në dorë një puro të cilën e konsumonte gjatë konferencës për shtyp të Ilir Dajës. Profesionalizëm apo amatorizëm? Por kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Shqipëri.
Poll