Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Probleme me stadiumin, ekipi i superiores "detyrohet" të zhvendoset për sfidën e kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Probleme me stadiumin, ekipi i superiores "detyrohet" të
Elbasani

Ekipi i Elbasanit do të nis mesjavën e javës së ardhshme përfaqësimin në Kupën e Shqipërisë. Në këtë tur të parë elbasanit gjejnë Turbinën, një ekip inferior për cilësitë e Elbasanit.

Ekipi i Superiores e ka të lehtë në letër sfidën, ndaj dhe kalimi i turit nuk shihet të jetë një problem i madh. Për shkak të afërsisë gjeografike këtë takim mund t’a cilësojmë një “mini” derbi. Ky takim është një provë shumë e mirë për trajnerin Bordin që të eksperimentojë dhe t’i jap frymë lojtarëve titullar.

Fakt interesant për këtë përballje është fusha ku do të luhet stadiumi. “Elbasan Arena” është stadiumi pritës i ndeshjeve të elbasanasve, por duke qenë se është duke u rregulluar fusha, ky impiant nuk mund të presë asnjë takim ende.

U mendua se sfida do të luhej në qytetin e Cërrikut, duke kthyer ekipin e miqve si pritës të këtij takimi, por drejtuesit e ekipit nga Elbasani panë të arsyeshme që ndeshja të zhvillohet si përfundim në kompleksin stërvitor brenda qytetit, “Shefqet Lamçja”.

Stadiumi i Elbasanit pritet të jetë me shumë gjasa i gatshëm për sfidën ndaj Partizanit. Impianti modern u mendua t’i nënshtrohej riparimeve pas kësaj pauze nga kompeticioni i kupës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga