Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Pritet vetëm zyrtarizimi, Elbasani transferon një tjetër sulmues

Shkruar nga NEWSPORT
Pritet vetëm zyrtarizimi, Elbasani transferon një tjetër sulmues
Elbasani

Elbasani priste edhe një sulmues për të kompletuar objektivat e merkatos. Klubi verdheblu ishte në mungesë të një bomberi që shihej si pikë referimi në majën e sulmit. Tashmë edhe kjo çështje është mbyllur teksa drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me Blaise Tsague.

Pritet vetëm zyrtarizimi, Elbasani transferon një tjetër sulmues
Blaise Tsague

Kamerunasi 24-vjeçar do të jetë futbollisti më i ri i Elbasanit, sipas shtypit të shkruar, dhe pret të pajiset me vizë në mënyrë që të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Roberto Bordin.

Tsague pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Brazil, ndërsa së fundmi luante në kampionatin e Arabisë Saudite ku shënoi 9 gola në 27 ndeshje. Me këtë transferim Elbasani kompleton pozicionet ku kishte nevojë, por merkato nuk konsiderohet e mbyllur nëse del një opsion i kënaqshëm për drejtuesit.

Poll

Lexo gjithashtu