
Partizani të shtunën pasdite ka mbyllur përgatitjet në Tiranë, teksa stafi vendosi që të dielën ekipi të jetë pushim, pasi ishte edhe Kurban Bajrami.
Përgatitjet për Conference Leageu për të kuqtë në kryeqytet kanë qenë majft intensive, teksa në ditë janë zhvilluar dy seanca stërvitore. Gjatë këtyre ditëve kanë munguar Magget, Mensah dhe Sembene, të cilët akoma nuk janë kthyer nga puhsimet.
Me shumë gjass ditën e sotme priten të rikthehen të 3 futbollistët për t’iu bashkuar grupit dhe më pas skuadra për t’u nisur drejt Pogradecit. Klubi ka programuar disa ditë stervitje në qytetit liqenor, ku do të zhvillohen edhe 3 ndeshje miqësore.
Kundërshtarët e kryeqytetasve do të jenë Struga, Llapi dhe Shkëndija e Tetovës. Kujtojmë se ka nisur përgatitjet per ekipin edhe Rodrigo Piloto, i cili është afrimi më i ri për “Demat”.