
Partizani
Teksa kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kualifikueset e Kupave të Europës, sot ishte programuar të zhvillohej një sfidë miqësore mes Ballkanit dhe Partizanit.
Megjithatë, “demat e kuq” kanë bërë me dije në këto momente që sfida nuk do të zhvillohet. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike në Ohër, sfida miqësore është anuluar.
“Njoftojmë se ndeshja miqësore mes Ballkanit dhe Partizanit e programuar të luhej sot në Ohër, nuk është zhvilluar për arsye të kushteve të rënduara atmosferike. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.”, shkruan Partizani.
Poll