Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Prezenca e Fernandos më gëzon”, Tetova: Tre pikët të rëndësishme sepse vinim nga 2 humbje

Shkruar nga NEWSPORT
“Prezenca e Fernandos më gëzon”, Tetova: Tre pikët
Edlir Tetova

Egnatia arriti të mposhtë Laçin me rezultatin minimal 1-0  në javën e 20-të të Superiores. Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova foli për mediat pas këtij takimi.

“Tre pikët ishin të rëndësishme sepse vinim nga dy humbje. Pjesa e parë shumë e mirë e Laçit në markimin e lojtarëve tanë. Në të dytën u krijuan ato raste me Kasën dhe Bakayokon. Dua të them se pjesa e dytë ishte totalisht e dominuar nga ne. Mendoj që grupin e kemi të plotë, i kërkuam lojtarët që kemi tani.

Më intereson të kem lojtarët në dispozicion, kemi kërkuar lojtarë që kanë luajtur tek Egnatia. Nuk na intereson më sulmues, kemi Yaya dhe Bakayoko. Kemi marrë lojtarë, më vjen mirë për Fernandon që dha atë asist. I gëzohem faktit që ai është në ekip, edhe lojtarët e tjerë kanë qenë protagonist me lojën e tyre.

Lojtarët ishin tek 2/3-at e tyre. Mendoj që 90 minuta të markosh lojtarët është e vështirë dhe goli duhet të vinte. Edhe terreni nuk ishte aq i mirë dhe i gëzohemi tre pikëve. Ne do të shkojmë në portën e kundërshtarëve gjithmonë sepse kemi punuar”, u shpreh Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga