Elbasani - Dinamo
Të dielën në orën 16:30, Elbasani do të luajë përballë Dinamos, në një duel i cili është i vlefshëm për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën, në stadiumin e “Elbasan Arena”.
Për lojën të cilën do ta zhvillojnë në “shtëpi”, verdheblutë kanë nxjerrë në shitje edhe biltetat. Çmimet e biletave variojnë sipas tribunave, kështu më e lira është ajo e tribunës “C” e cila ka vlerën e 200 lekëve. Ndërsa në tribunën e miqve, bileta kushton 500 lekë.
Për 3 tribunat si “E”, “D” dhe “F”, çmimi i një biletë është 300 lekë. 1000 lekë kushton bileta për tifozët që zgjedhin tribunat “A” dhe “B”.
Më e kushtueshmja është bileta e tribunës “VIP”, e cila ka vlerën e 2000 lekëve.
Poll
