Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Premio e majme nga Demrozi, Egnatia “karikohet” para duelit me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Premio e majme nga Demrozi, Egnatia “karikohet” para duelit me
Egnatia - Agim Demrozi

Barazimi me Vllazninë në “Air Albania” ishte fitore për Egnatian. Rrogozhinat u kualifikuan në finalen e 26 majit, ku me Partizanin do të bëjnë llogaritë e titullit kampion për këtë sezon.

Janë 90-të minuta larg historisë dhe në Rrogozhinë janë mjaft të motivur për të shkruar emrin e tyre me “gërma të arta” në futbollin shqiptar. Agim Demrozi nuk ka ndërmend të ndalet dhe për kualifikimin në finale do të shpërndajë një premio.

Plot 25 mijë euro do t’i shpërndahen skuadrës pas këtij kualifikimi. Një mënyrë kjo nga kreu i klubit për të karikuar lojtarët dhe stafin për finalen ndaj Partizanit. E sigurisht nuk ka si të ndodhë ndryshe, Demrozi do të “zbrasë” sërish xhepat në rast të triumfit ndaj demave. Patjetër që shuma do të jetë shumë herë më e madhe.

Kujtojmë se Demrozi shpërndau premio për futbollistët edhe pas triumfit të dytë rresht në Kupën e Shqipërisë. 40 mijë euro premio u shpërndanë pas fitores ndaj Kukësit në Kupë. Kujtojmë se finalja për titullin kampion do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga