
Sot është një ditë shumë e veçantë për një nga futbollistët e skuadrës së Partizanit. Paulo Buxhelaj feston ditëlindjen.
Mbrotësi i të kuqve ka mbushur sot 22-vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të nuk mungojnë urimet nga shokët, familjarët dhe klubi.
Pikërisht këto të fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i kanë uruar ditëlindjen, ndërsa i urojnë edhe shumë suksese me fanellën e kuqe.
“???? vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe????
#GëzuarDitëlindjen #PauloBuxhelaj????????”, shkruhet në postim. Kujtojmë se 22-vjeçari ka shfaqur probleme fizike së fundmi, me stafin që shpreson të rikuperohet në kohë për gjysmëfinalen e “Final – Four” që Partizani do të luajë ndaj Egnatias. Duel i parashikuar për ditën e hënë në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.