Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PRAPASKENA/ Orges Shehi dha dorëheqjen nga Partizani, 15 pikë vendosën për durrsakun

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ Orges Shehi dha dorëheqjen nga Partizani, 15 pikë
Orges Shehi

Orges Shehi është në qendër të vëmendjes. Partizani mbeti pa titullin kampion dhe pa Kupën e Shqipërisë, trofe këto që u fituan nga Egnatia. Zhgënjimi është i madh, por të kuqtë kanë vendosur ta “kapërdijnë”.

Ditën e sotme bordi drejtues i kryeqytetasve vendosi të konfirmojë në stol durrsakun. Por “Neësport.al” ka zbuluaar disa prapaskena që kanë ndodhur mes 46-vjeçarit dhe drejtuesve të kuq.

Sipas burimeve të “Neësport” eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Kukësit ka mbushur “kupën” e Shehit, i cili i mërzitur i kërkoi dorëheqjen Gaz Demit, gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

Dhe që nga dueli i çerekfinales, Shehi ia doli të siguronte 5 fitore rresht në kampionat. Siç duket 15 pikët e siguruara në javët e fundit të Superiores kanë ‘shkundur’ mirë skuadrën, e cila ia dolli të merrte rezultate.

 5 fitoret e javëve të fundit kanë vendosur sot edhe fatet e Shehit në stolin e Partizanit, me bordin drejtues që vendosin të besojnë sërish për sezonin e ri te aftësitë e ish-it të Tiranës. Kujtojmë se Shehi mori në “dorë” frenat e demave më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Arriti të siguronte 12 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje, mes Kupës, kampionatit dhe ‘Final – Four’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga