Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Prag dueli me Vorën, Nuhiu: Deklaratat e Kërnajës për 9 pikë? Unë s’e them, kam respekt për kundërshtarët!

Shkruar nga NEWSPORT
Prag dueli me Vorën, Nuhiu: Deklaratat e Kërnajës për 9
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu

Tirana do të përballet nesër në transfertë me Vorën, në kuadër të javës së 20-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë në orën 13:30. Në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i “bardhebluve”, Ardian Nuhiu, në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Realisht futbollistët treguan karakter, sepse ishte një ndeshje vërtetë e rëndësishme, me presion, por me karakter e luajtën me ndërgjegjie dhe përgjegjësi. Çdo ndeshje e shohim si të rëndësishme për shkak të pozicionit ku jemi, nesër na pret një skuadër e fortë, që vrapon vërtetë shumë dhe është e mirëorganizuar, do të përqëndrohemi te kualiteti dhe skuadra jonë. do mundohem tju marr më të mirën lojtarëve, duam të luajmë një ndeshje perfekte, çdo ndeshje është e rëndësishme për ne për të ecur mirë.

Përforcimet janë adaptuar me grupin, po ecin mirë, po njihen në çdo seancë edhe më shumë, por po mundohemi të bëjmë më të mirën. Me një futbollist qendërmbrojtës është arritur akordi, ai pritet të kalojë kontrollet mjekësore dhe pritet ti bashkohet skuadrës pas kësaj ndeshje. Lojtari vjen nga jashtë.  Objektivi primar është ndeshja e nesërme kundër Vorës, sduhet të shohim lart, të mos gabojmë dhe të shohim çfarë do na sjell. Do mundohemi ta thyejmë tabunë duke u mbështetur te kualiteti jonë”.

Në një situatë të ngjashme, trajneri i Partizanit, Kërnaja u tregua pak trim dhe tha që në 3 sfida marrim 9 pikë, mund ta thoni edhe ju këtë fjali, patët një nisje të mirë kundër Bylisit…

“Nuk e them sepse kam respekt për çdo kundërshtar, preferoj të flasim në fushë, të flasin futbollistët në fushë”, mbylli fjalën e tij Nuhiu.

Poll

Lexo gjithashtu