Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Po udhëheq Egnatian drejt kreut, Albanese: Dua të fitoj titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Po udhëheq Egnatian drejt kreut, Albanese: Dua të fitoj titullin
Alessandro Albanese

Sulmuesi i Egnatias Alessandro Albanese rezultoi përcaktues me dopietën kundër Dinamos, duke i dhënë fitoren rrogozhinasve. Në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon të Superiores, belgu numëron 6 gola, lider në fazën ofensive te kampionët e Shqipërisë. Pas ndeshjes, 25-vjeçari foli për mediat si “Lojtari i Ndeshjes”:

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Sot shënova 2 gola dhe ekipi fitoj. Kam qejf të shënojë gjithmonë, çdo gol është plus për mua.

E kisha parë mënyrën se si Egnatia luante para se të vija këtu, kjo është e gjitha. E rëndësishme jo vetëm për mua, por edhe për ekipin nëse fitojmë titullin në Superiore. Dua që të fitoj kampionatin”.     

Poll

Lexo gjithashtu