Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Po të shënonim, do ishte tjetër histori”, Shehi pas humbjes së titullit: Arbitri? Nuk e di si e patë golin e anulluar

Shkruar nga NEWSPORT
“Po të shënonim, do ishte tjetër histori”, Shehi pas
Orges Shehi

Orges Shehi foli për MCN TV pas përfundimit të finales me Egnatian. Të kuqtë humbën dhe duhet të mjaftohen me vendin e dytë të Superiores. Trajneri i Demave nuk kishte si të fshihte mërzitjen duke patur edhe pengjet e tij.

“I mërzitur, po të shënonim do të ishte histori tjetër. Morëm një gol të evitueshëm, patëm raste me Taipin, po të shënonim do ishte ndryshe. Pishmane? Nuk ishte punë zgjedhjesh, presioni është i madh dhe ndikon te lojtarët. Në pjesën edytë ishim ne prezent te zona kundërshtare. Episodet vendosin dhe kështu ndodhi sot. Rezultati është i tillë.

Ndryshon komplet rrjedha nëse finalizohen rastet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qajmë ato raste të humbura. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin, ishte agresive, luajti me topa të gjatë. Shënoi edhe golin me një top në zonë që na vjen keq si iku. Kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte.

Jemi të mërzitur, por s’kemi ç’bëjmë. Arbitri? Nuk e di nëse goli ishte i rregulltë apo jo. Arbitri duhet të lejonte agresivitetin. Për rastin e golit që shënuam nuk e di si e keni inetrpetuar ju”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga