Skuadra e Elbasanit ka filluar të “ëndrrojë” për titullin kampion në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic pas 11 javësh kampionat mban kreun sëbashku me Vllazninë, të dyja nga 23 pikë.
Nëse i referohemi bilancit në 5 ndeshjet e fundit, elbasanasit janë ekipi më në formë, me 4 fitore radhaiz dhe 1 humbje. Duket se disfata me Vorën i ka bërë mirë. Pas këtij dueli, ata kanë mposhtur Bylisin (2 – 1), Tiranën (4 – 1), Flamurtarin (1 – 0) dhe Egnatian kampione (1 – 0).
Ndeshja e radhës për Elbasanin është kundër Dinamos së Ilir Dajës. Një takim që do tregojë shumë. Dinamovitët nuk vijnë nga një moment i mirë, vetëm 2 fitore në 5 ndeshjet e fundit, tregues së “Blutë” kërkojnë reagim.
Madje ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në çështjen “titull”. Në bazë të kësaj “tabloje”, Elbasani ka marrë trajtën e ekipit për t’u mundur në elitën e futbollit shqiptar, e cila përkon me formën që po përjtojnë.
