
Tefik Osmani
E sotmja është një ditë e shënuar për Tefik Osmanin. Drejtori sportiv i Vllaznisë feston 39 vjetorin e lindjes dhe klubi shkodran e ka surprizuar me një postim në rrjete sociale.
“Drejtori Tefik Osmani sot ka ditëlindjen. Ai feston 39 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura”, shkruan klubi.
Osmani vijon punën për përforcimin e organikës së skuadrës e cila do të konkurojë në kualifikueset e Conference League këtë verë. Misioni kryesor mbetet titulli kampion dhe me lëvizjet e deritanishme në merkato, Vllaznia duket një kandidat mëse serioz për fronin e Superiores.
Poll