Te Tirana nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Para duelit me Egnatian ka “plasur” te bardheblutë. Tsotne Patsatsia është kthyer në një “çështje” te kryeqytetasit.
Që para duelit me Flamurtarit, futbollisti nuk është paraqitur te kryeqytetasit, ku sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se mes palëve ka nisur një “luftë e ftohtë”. Mosmarrëveshjet kanë bërë që futbollisti të mos paraqitet në ekip dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.
Me shumë gjasa, mesfushori me tipare të avancuara mund të jetë i larguari i parë nga Tirana. padiskutim mungesa e tij do të ndjehet në ekip dhe ndaj Egnatias do të jetë një mungesë e madhe.
Siç dihet Tirana – Egnatia do të përballen mes tyre ditën e shtunë në orën 13:30. Përballje e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.
