Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

PLAS te Laçi para duelit me Dinamon, përplasje mes drejtuesve dhe stafit

Shkruar nga NEWSPORT
PLAS te Laçi para duelit me Dinamon, përplasje mes drejtuesve dhe
Laci

Te Laçi ka përplasje mes drejtuesve dhe stafit të skuadrës. Situata në kampin kurbinas është mjaft e rënduar për shkak të rezultateve negative të siguruara në javët e fundit. Për këtë prej ditësh nuk është zhvilluar asnjë stërvitje për duelin me Dinamon.

Klubi ka mbajtur ditën e djeshme një mbledhje, ku nuk kanë munguar edhe debatet me tone të ashpra mes palëve. Ndërkohë sipas një njoftimi që ka bërë skuadra kurbinase, ditën e sotme do të ketë një tjetër takim mes drejtuesve dhe stafit, ku do të ketë pezullime dhe ndëshkime.

“-NJOFTIM-

Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se sfida me Dinamon do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30 në Laç. Duel ky i vlefshëm për javën e 35-të të kampionatit dhe që është e parafundit e Superiores. Aktualisht kurbinasit mbajnë vendin e fundit në klasifikim me vetëm 33 pikë, 3 më pak se Bylisi dhe Tirana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga