Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pikët ikin dhe gjendja rëndohet”, Edi Martini sinjale dorëheqje: Do flas me presidentin, do të shoh vendin tim

Shkruar nga NEWSPORT
“Pikët ikin dhe gjendja rëndohet”, Edi Martini sinjale
Edi Martini

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.

“Të vjen keq që humbet kjo ndeshje, pa justifikuar mungesat që kishim. Por luajtëm, shpenzuam energji, patëm raste për të shënuar. Por kur nuk shënon, e pëson. Partizani ishte më konkret dhe më i freskët, pasi kemi bërë 120 minuta lojë në mesjavë. Më vjen keq sepse djemtë u munduan. Humbja dhemb, pikët ikin dhe gjendja rëndohet.

Moment jo i mirë te Partizani, sipas Veselinovic? Nuk merrem me punët e Partizanit, por jo të miat. Nuk më interesojnë fjalët e trajnerit të Partizanit. I pari që merr përgjegjësitë për lojë të mirë apo të keqe, i merr trajneri. Sot i marr unë. Do ulem të bisedoj me presidentin. Nëse shumë gjëra në lojë nuk shkojnë, i pari që duhet të reflektoj. Do flas me presidentin dhe do shoh vendin tim”, është shprehur Edi Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga