
Elbasani - Pogradeci 2-2
“Elbasan Arena” priti ditën e sotme një ndeshje vërtetë interesante mes të zotëve të shtëpisë, Elbasanit dhe Pogradecit. Ky duel ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, aty ku kanë dominuar emocionet.
Në pjesë e parë elbasanasit ishin më të zhdërvjellët në aksione, teksa gjetën edhe golin. Pavarësisht kësaj epërsie në 45 minutat e para, liqenorët ndryshuan “marsh” në pjesë e dytë. Ata jo vetëm që barazuan, por edhe kaluan në avantazh.
Atëherë kur u duk se Pogradeci e kishte mbyllur ndeshjen, erdhi goli i barazim, çka vulsoi edhe fatet e nje ndeshje tepër intesive, e cila në fraksione të caktuar të lojës nuk kishte lidhje me sfidë miqësoreje.
Poll