Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur autori i dy golave të Tiranës dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Fatmir Prengaj.
“Jam shumë i lumtur, por duhet të them që jam më i lumtur më shumë për fitoren. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, të fitojë Tirana ka rëndësi, jo shënon Prenga apo jo. Ka 3 ditë që e shoh vetën duke shënuar dhe realizuar.
Në pjesën e parë e pashë që e driblova, por e kisha ndarë mendjen për ta goditur. Shokët më thanë që mund të shkoja më shumë përpara gjë që reflektova në pjesën e dytë dhe më pas shënova 2 gola”, tha Prengaj.