
Teuta u mposht në shtëpi nga Laçi duke pësuar humbjen e dytë rradhazi në kampionat. Durrsakët i japin fund një ecurie fantastike që u duk se i largoi nga mbijetesa. Madje, në klubin bregdetar pretendohej edhe zona Final Four.
Trajneri Edi Martini e disa lojtarë të tjerë, në intervistat pas ndeshjeve u shprehën se ekipit nuk i mungon asgjë për të kapur Europën dhe se do ta tentojnë deri në fund. Por, dy humbjet e fundit mund të shuajnë ëndrrën Europiane të 'Mbretëreshës'.
Teuta ka zbritur në vendin e 7-të me 34 pikë, ndërsa pozita e 4-të e cila mbahet nga Dinamo është plot 9 pikë larg kur kanë mbetur vetëm 6 ndeshje nga fundi. Tanimë, durrsakët duhet të mendojnë për t'u larguar sërish nga zona e Play-Out e për të parakaluar Laçin në renditje.